Lajme

Basha mbledhje urgjente me strukturat në selinë e PD, nesër sërish protestë

Aktet e dhunës dhe konfrontimet me policinë kanë vijuar edhe te Drejtoria e Policisë së Tiranës deri pak para mesnate. Protestuesit me thirrjen e kryedemokratit Basha kanë marshuar drej Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e sekretarin e organizativ të PD Said Dollapi, që u arrestua para parlamentit. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov, ndërkohë që policia nga ana e saj ka ndërhyrë duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës.
Ashtu si te Parlamenti, edhe para Drejtorisë së Policisë, janë përdorur makinat me ujë për të shpërndarë protestuesit e opozitës. Protestuesit janë grupuar te Pallatet Shallvare, ndërsa para Drejtorisë u dogjen kazanët e plehrave. Pas mensate Basha mblodhi mbështetësit në seli dhe thirri mbledhje urgjente të strukturave. Ai tha se do të merren vendime se si do të vazhdohet më tej pasi tashme sipas tij Rama i ka shpallur lufte popullit opozitar. Ndërkohë pas mesnate Said Dollapi u dërgua nën masa të forta në spitalin e Traumës për ti dhënë ndihmë mjeksore. Ndërkohë në orët e para të mëngjesit opozita vendosi që nesër të mbajë një tjetër protestë në oren 19.00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë