Ngjarje

Konflikti në Iran, reagojnë muxhahedinët në Manzë: Kërkojmë republikë demokratike!

Nga Gazeta ‘SI’ – Organizata MEK, e vendosur në Manzë të Durrësit ka reaguar për herë të parë mbi konfliktin Izrael-Iran.

Duke përshëndetur armëshpushimin, presidentja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi shkruan se populli i Iranit kërkon liri; as luftë dhe as pajtim.

Në postimin e Maryam Rajavie shkruhet “le të jenë vetë populli i Iranit, në betejën e fatit, që të rrëzojnë Khamenein dhe diktaturën e velajat-e fakihut. Ne kërkojmë një republikë demokratike.”

Sipas saj, populli i Iranit, në luftën e tij gjatë një shekull, me kosto të mëdha dhe të përgjakshme, ka refuzuar vazhdimisht diktaturat e Shahut dhe Sheikut përmes kryengritjeve të njëpasnjëshme.

Postimi i Maryam Rajavi:

Duke mirëpritur armëpushimin dhe përfundimin e luftës. Duke riafirmuar vullnetin e popullit iranian: liri dhe fitore në betejën e fatit kundër fashizmit fetar.

Propozimi për një armëpushim dhe përfundimin e luftës është një hap përpara për opsionin e tretë: as luftë, as pajtim. Le të jenë vetë populli i Iranit, në betejën e fatit, që të rrëzojnë Khamenein dhe diktaturën e velajat-e fakihut.

Populli i Iranit, në luftën e tij gjatë një shekull, me kosto të mëdha dhe të përgjakshme, ka refuzuar vazhdimisht diktaturat e Shahut dhe Sheikut përmes kryengritjeve të njëpasnjëshme.

Unë përsëris se ne kërkojmë një republikë demokratike, jo-bërthamore, me ndarjen e fesë nga shteti, barazinë gjinore dhe gjithashtu autonomi për kombësitë e Iranit. Kjo do të sjellë paqe, demokraci, të drejta njerëzore, stabilitet, rindërtim, miqësi, bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik në rajon dhe botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë