Lajme

Konflikti dyjavor brutal Armeni-Azerbajxhan

Predha të pashpërthyera në mes të rrugës, civilë të strehuar nëpër bunkerë, mijëra qytetarë pa drita dhe tragjedia më e madhe, qindra jetë të humbura.

Shpërthimi si asnjëherë më parë që prej viteve ’90 i konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e Nagorno-Karabakhut ka ndezur edhe njëherë debatin mbi status quo-në e kësaj zone, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por de fakto kontrollohet nga armenët.

Në këto imazhe shfaqet jeta e përditshme e atyre që e vuajnë më shumë këtë përplasje; civilët. Vazhdimisht nën frikën e bombardimeve në të dyja anët e vijës ndarëse të konfliktit dhe në gatishmëri për t’u strehuar në bunkerë në momentin e rënies së sirenave të alarmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë