Lajme

Konfliktet familjare, 55-vjeçarin në Shkodër e vrau kushëriri i tij

Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e 55-vjeçarit Lazër Arraj, që ndodhi një ditë më parë në fshatin Shosh të Dukagjinit. Policia thekson se ngjarja e rëndë ka ndodhur, për shkak të konflikteve të mëparshme mes familjeve.
Për vrasjen e 55-vjeçarit është arrestuar 26-vjeçari Marash Arraj, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, i cili është kushëriri i viktimës. Ai dyshohet të ketë vrarë me armë zjarri Lazër Arrajn.
55-vjeçari Lazër Arraj kishte shkuar në fshat për të mbledhur ushqimet e dimrit, por është ekzekutuar me armë zjarri. Ai është qëlluar për vdekje, teksa ka qenë duke transportuar me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë