Lajme

Konflikt për pronat në zonën e Medresesë, banorët përplasen me policinë

Dhjetëra banorë po protestojnë te zona e Medresesë në kryeqytet, pasi banesat e tyre po shemben.

Banorët thonë se janë në proces gjyqësor dhe sipas tyre është e papranueshme që IKMT po fillon ndërhyrjen, pa pasur një përgjigje nga Gjykata.

Po ashtu, banorët janë konfliktuar edhe me policinë.

“Kemi ardhur këtu që në 1993, jemi pronarë. Janë banesa private por me kalimin e kohës banorët kanë bërë edhe shtesa. Duan të na marrin shtëpinë tonë, ajo është prona jonë. Nuk është pronë e bashkisë, as ndërtesa as toka. Nuk është vërtetë ajo që thotë bashkia. Bashkia nuk e ka legalizuar. Kemi mbi 20 vite që jetojmë këtu”, mësohet të jetë shprehur një banore.

Ndërtesa ka qenë kopsht publik në vitet ‘60, dhe pas viteve ‘90 kjo godinë është përshtatur si banesë nga banorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë