Policia e Korçës ka arritur të parandalojë përshkallëzimin e një konflikti në një fshat të Korçës.
Siç thuhet në njoftim, policia pasi është informuar se në fshatin Drenovë kishte konflikt në një familje dhe se i zoti i banesës posedonte armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet P. Th., 66 vjeç, i cili po konfliktohej me djalin e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e 66-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese.
Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




