Ka ndodhur

Konflikt familjar në Durrës / Burri dhunon gruan, më pas djali godet të atin

Gazeta Si – Babë e bir janë vënë në pranga në Durrës pas një konflikti fizik në familje. Policia hotë se 53-vjeçari K.D., është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ndërsa djali i tij 24-vjeçar u vu në pranga pasi dhunoi të atin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të  Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi E. D. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë