Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Pranvera Pustinën, shefe e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.
Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja, Suela Zhegu pasi shqyrtoi provat dhe faktet ka vendosur konfirmimin e saj në detyrë.
Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës.
Në vitin 2015, ajo u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo mban postin e shefes së kabinetit të prokurorit Olsian Çela.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




