Rend dhe Ligj

Konfirmohet në detyrë prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Afërdita Ndoi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar këtë të enjte në detyrë prokuroren pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, Afërdita Ndoi.

Prokurorja Afërdita Ndoi u përball me vettingun më 7 tetor për ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Firdes Shuli pasi shqyrtoi provat dhe faktet dhe ka vendosur konfirmimin në detyrë të prokurores Afërdita Ndoi.

Prokuroja Afërdita Ndoi është diplomuar në shkollën e Magjistraturës në vitin 2003. Ajo është emëruar fillimisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është transferuar në vitin 2009 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë