Lajme

Konfirmohet në detyrë prokurorja e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu

Prokurorja e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Seanca është zhvilluar sot dhe prokurorja Musabelliu ka rezultuar e pastër në të tria kriteret e rivlerësimit.
Prokurorja e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu, njëherazi kandidate për në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Musabelliu ka qenë një nga prokurorët e parë që para se të ngrihej miti i Emiliano Shullazit, ka kryer një hetim kundër tij dhe ka kërkuar dënim për trafik droge dhe armëmbajtje.
Aktualisht, ajo ka në dorë dosjen e Toyota Yaris, me miliona euro të sekuestruara në Durrës.
Ka qenë gjithashtu drejtuese e njësisë Task Forcë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe e ka lënë këtë detyrë në vitin 2017.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë