Lajme

Konfirmohet në detyrë Prokurori i Apelit në Durrës, Ludovik Dodaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Ludovik Dodaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici, Genta Tafa tha se nga hetimi i thelluar Dodaj nuk kishte pasur probleme as në kriterin e figurës dhe as në atë të profesionalizmit, por sipas KPK u gjet me mungesë burimesh financiare vetëm për vitin 2008.

Relatorja është shprehur se atij i mungonin në analizën financiare të këtij viti një shumë prej 358 mijë lekësh.

Në fjalën e tij prokurori tha se ishin llogaritur gabim shpenzimet në vitin 2007 dhe argumentoi se nëse uleshin ato shpenzime llogaritë e tij familjare balancoheshin.

Ludovik Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002. Në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë