Katar 2022

Konfirmohen dy mungesat e Francës, Rabiot jashtë dhe Upamekano në stol

Gazeta Si – Trajneri i Francës, Didier Deshamp, nuk ka mundësi të hedhë në fushë të njëjtin formacion që mundi Anglinë në çerekfinale të Kupës së Botës. Konfirmohen dy mungesat për ndeshjen e sotme me Marokun.

Adrien Rabiot në gjendje gripale dhe Upamekano me dhimbje fyti nuk mund të zbresin në fushë. Në vendet e tyre do të luajnë respektivisht Fofana dhe Konaté. Mesfushori i Juventusit nuk do të jetë as në stol për gjysmëfinalen me Marokun. Ai është lënë jashtë nga trajneri Deshamp.

Në anën tjetër, Maroku do të luajë me formacionin e tij tip, pasi Mazraui ia ka dalë të rikuperohet në kohë. Për afrikanët mungon vetëm Khedira, për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë