Ngjarje

Konfirmohen 3 raste të reja me Ethet e Nilit në Elbasan

Nga Gazeta ‘SI’ – Tre raste të reja janë konfirmuar me virusin Ethet e Nilit, duke e çuar në pesë numrin e të prekurve në qarkun e Elbasanit.

Tre rastet e fundit janë konfirmuar konkretisht:

-Në Cerrik, një 84-vjeçar

-Në Paper një-73-vjeçar

-Në Tregan një 60-vjeçar

Te prekurit po ndiqen nga specialistë të ISHP, ku deri tani gjendja e tyre shëndetësore paraqitet pa rrezik për jetën.

Dy rastet e para në Elbasan u konfirmuan në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë. Aktualisht të dy të shëruar.

Aktualisht në vendin tonë gjatë javëve të fundit janë identifikuar raste kryesisht në Fier, Lushnje, Kurbin etj.

Raportimet më të fundit nga Qendra Spitalore ‘Nënë Tereza’ në Tiranë tregojnë për 39 raste të shtruara me simptomat e Etheve të Nilit.

Burime konfidenciale nga QSUT thanë për ‘Gazeta Si’ se rastet e shtruara paraqesin simptoma të rënda por jo në rrezik për jetën.

“Ajo çka vihet re është shtrirja gjeografike e rasteve të zyrtarizuara me Ethet e Nilit. Lushnja, Fieri e Berati raportojnë më shumë raste, por së fundmi kemi konstatuar 1 rast në Tiranë, Durrës, Shkodër. Pra s’mund të themi më, që Ethet e Nilit i përkasin vetëm pellgut të Myzeqesë’, thonë burimet për “Gazeta Si”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë