Lajme

Konfindustria: Si Skavica të financohen edhe projekte të tjera në sektorë strategjikë

Konfindustria mbështet nismën e shpallur së fundmi nga qeveria për ndërtimin e HEC-it të Skavicës nëpërmjet mënyrës së financimit publik të drejtëpërdrejtë.

Sipas Konfindustrisë, “Projekti i Hec-it të Skavicës është me përfitim ekonomik të qartë, rikthim të sigurtë të financimit dhe me ndikim pozitiv në gjithë prodhimin e energjisë të kaskadës së lumit Drin.”

Por, Konfindustria vlerëson se vendimi për ndërtimin me financim nga buxheti i shtetit duhet të zgjerohet edhe në projekte të tjera në sektorët strategjikë. Mënyra e mësipërme e financimit është e mirëpritur si alternativë më efektive në interesin publik krahësimisht mjaft projekteve problematike, të papërligjura ekonomikisht dhe mundësi të larta korrupsioni dhe subjektivizmi si PPP/partneritetit publik-privat, koncesioneve, etj. të përdorura në shumicë deri tani.

Në mendimin e zotit Gjergji Buxhuku, financimi publik i veprave të mëdha në sektorë strategjikë duhet të zgjerohet edhe si bashkëpunim ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës si nxitës i krijimit të Tregut Kombëtar. Gjithashtu, duhet të ketë më tepër financim në infrastrukturë dhe sektorë strategjikë. Pasi investimet në këta sektorë janë një mjet i rëndësishem të praktikuara e në shtetet e zhvilluara për zbutjen e pasojave të krizave ekonomike, sikurse po përballet ashpër Shqipëria dhe Kosova.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë