Politike

Konferenca e përbashkët me Macron, Rama: Kemi folur për futjen e Francës në projektin e hekurudhës Durrës-Tiranë

Nga Gazeta ‘SI’- Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Rama theksoi se ka pasur biseda me Macron për mundësinë e përfshirjes së Francës në këtë projekt dhe se do të shqyrtohen më tutje mundësitë për realizimin e këtij synimi

“Kemi folur me presidentin për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe do të shikojmë më tutje në komunikimet e drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja e Francës”, tha Rama.

Ai po ashtu theksoi se Franca është e angazhuar për të mbështetur projekte të tjera në Shqipëri që prekin energjinë e rinovueshme dhe turizmin e qëndrueshëm.

Rama shtoi se një tjetër fushë e rëndësishme e bashkëpunimit është administrimi i ujërave, duke theksuar se Franca është një lider në këtë fushë, me eksperiencë dhe kompani që operojnë në të gjithë botën. Ai gjithashtu theksoi se për mbetjet, Shqipëria po punon për të pasur një plan të përgjithshëm të bazuar në hapa konkretë dhe strategji, pasi ky është një kapitull i rëndësishëm në negociatat me BE-në.

Rama dhe Macron nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi, ndër të cilët një projekt turistik në Korçë.

Kryeministri shqiptar tha se Shqipëria e ndjen mbështetjen e Francës në procesin e anëtarësimit.

“Sot ne e ndjemë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit dhe rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese në adresimin e momenteve të vështira dhe në mbështetjen e përfshirjen. Jam vërtet shumë mirënjohës dhe të gjithë ne jemi shumë mirënjohës për angazhimin dhe vizitën tuaj. Në një kohë mjaft të shkurtër, kjo na mbush zemrën dhe duhet të punojmë me veten tonë për ta kuptuar që nuk do jetë kaq e zakonshëm të kemi vizitë të një presidenti çdo 18 muaj.”tha Rama.

Macron, duke uruar Ramën për mandatin e katërt në qeveri, garantoi se do të vijojë bashkëpunimi.

 Faleminderit z.kryeministër për pritjen tuaj të ngrohtë. Është lumturi e madhe të jem përsëri këtu. Ministrat tanë janë takuar po ashtu për këtë agjendë me intensitet të paparë. Ky mandat do na lejoj të vazhdojmë këtë agjendë kaq ambicioze dhe ju përgëzoj për samitin. Faleminderit për pritjen tuaj dhe vazhdimin që do bëjmë së bashku.  Ne do vazhdojmë bashkëpunimin. Shqipëria ka avancuar me negociata. Jam i lumtur për mandatin”, u shpreh Macron.

Presidenti francez foli edhe për luftën në Ukrainë duke theksuar, se SHBA dhe Trump duhet të shtojnë presionin mbi shtetin rus.

“Presidenti amerikan erdhi me ambicien për paqe. Armëpushimi është propozim amerikan, që nga Marsi ne po presim përgjigjen e Rusisë. Të Shtunën që shkoi në Kiev ishim me kryeministrin Starmer, Zelenskyn, kancelarin gjerman. E thirrëm Trump për t’i thënë që duhet vënë presion mbi Rusinë. Përballë cinizmit të Presidentit Putin, Trump është i merakosur për besueshmërin e Amerikës dhe do të reagojë. Propozimi për arnmëpushim, për t’u takuar janë amerikane. Ato nuk mund të kenë një përgjigje të tillë”, deklaroi Macron.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë