Nga Gazeta ‘Si’- Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u mor vendimi që për programin dhe prezantimin e qeverisë secili deputet do të flasë nga 10 minuta secili.
Seanca parlamentare maratonë do të zhvillohet ditën e nesërme (18 Shtator). Ndërkohë opozita kërkoi gjatë mbledhjes debat pa kufizim kohor në Kuvend në lidhje me programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë.
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit.
“Kërkojmë që të kete debat mbi programin qeverises dhe prezantimin e qeverise. Eshte moment i rendesishem dhe secoli deputet duhet te kene mundesine e debatit”, u shpreh ai.
Por, kërkesa e opozitës u rrëzua duke u marrë vendimi që çdo deputet t’i jepet koha 10 minuta për të debatuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



