Politike

Konferenca e kryetarëve / Gjekmarkaj, Nikollës: S’mund të vendosni ju se cila është opozita  

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji, ishin të vetmit deputetë të opozitës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Gjatë fjalës së tij, në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj u shpreh se kjo nuk është një situatë normale, duke shtuar se opozita s’po kërkon asgjë të veçantë, por vetëm të drejtat që i përcakton Kushtetuta.

“Kjo nuk është një situatë normale, nuk është një mbledhje normale. Ju e shikoni, keni eksperiencë parlamentare. Opozita nuk po kërkon asgjë të veçantë, thjesht atë që na jep Kushtetuta. Po kërkon Komisionet Hetimore, po kërkon të jetë pjesë në hartimin e Reformës Zgjedhore, nuk mund të vendosni ju kush është opozita e Shqipërisë. Kanë vendosur shqiptarët, janë mandate të marra në një betejë shumë të fortë. Ne mandatet tona do t’i mbrojmë”, tha Gjekmarkaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë