Nga Gazeta Si – Ambasada e Indonezisë ka konfirmuar vdekjen e Indah Lilis Sartika Saragih nga bashkëshorti i saj amerikan të hënën në Tiranë.
Vrasja e indonezianes është pasqyruar edhe nga mediat e vendit të saj të origjinës. Tempo.co ka folur me indonezianë të tjerë që jetojnë në Shqipëri, të cilët i kanë treguar më shumë për jetën e të ndjerës.
James Matheë mbyti gruan e tij me litar, vrau dy qentë dhe më pas vari veten. Ndërkohë policia ka gjetur edhe një letër ku pedagogu u kërkon falje prindërve të tij, duke thënë se nuk ia doli dot të heqë dorë nga veset.
“Më falni, nuk ia dola dot”, shkruhet ndër të tjera në letër.
Saragih ishte e njohur në mesin e komunitetit indonezian në Shqipëri si mjaft e pashoqërueshme, sipas hetimit të Tempo.
“Na lejohej të vizitonim shtëpinë e saj vetëm kur burri i saj nuk është i pranishëm”, tha një burim që jeton në Tiranë.
Sipas burimit, i cili prej 10 vitesh banon në Tiranë, Saragih ka pasur edhe prani minimale në rrjetet sociale.
Tirana, kryeqyteti shqiptar, është shtëpia e rreth 50 indonezianëve.
“Disa punojnë si masazhatore në llixha. Të tjerët janë kamerierë në restorante”, tha burimi.
Mbledhjet midis komunitetit ishin të pakta, shtoi burimi, dhe Saragih rrallë merrte pjesë.
Ambasada indoneziane në Bullgari ka konfirmuar vrasjen e Saragihit.
“Është e vërtetë, dhe ne po koordinohemi me komunitetin indonezian në Tiranë si dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indonezisë”, tha Mekar, diplomat në ambasadën indoneziane në Bullgari për Tempo.
Vrasja e Saragihit në Shqipëri erdhi vetëm një muaj pas një rasti të ngjashëm në Mynih të Gjermanisë. Josepha Hestiningtyas e cila jetonte në Landberg një Lerc u vra nga burri i saj i cili më pas kreu vetëvrasje.
Burimi: Tempo.co. Përshtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.