Menaxhim

Kompleks turistik në zonën e Lëkursit, qeveria miraton projektin 450 mln eurosh

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka miratuar një investim të ri strategjik në vend, në zonën e kalasë së Lëkursit, Sarandë.

Me një vlerë, 447 mln euro, projekti i TDT & Partners dhe TECHNO-ALB synon ndërtimin e dy hoteleve me pesë yje, një zone rezidenciale dhe një zone komerciale në një sipërfaqe 15.1 hektarë dhe parashikon të punësojë 150 punonjës, për fazën e parë.

Gjurma e plotë e kompleksit turistik parashikohet 67.9 ha tokë.

Projekti në pjesën më të madhe të tij përfshin komponentë që i përkasin sektorit së turizmit, si hotel, vilat në funksion të hotelit, ambiente shërbimi, bare e restorante, si dhe shërbime të tjera relaksi e rekreacioni

Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet projektit të investimit “Lëkursi”, për një periudhë 3 (tre) vjeçare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë