Menaxhim

Kompanitë europiane po riblejnë aksionet e tyre

Shumë nga kompanitë europiane kanë nisur të riblejnë aksionet e tyre, ngacmuar nga rritja e parasë në qarkullim dhe besimit se ekonomia po rimkëmbet.

Nga një analizë e Societe General, kompanitë si Carrefour, Louis Vuiton, Moet Hennessy, Eni dhe L’Oreal gjatë vitit 2021 nisën të rimarrin përsëri aksionet e tyra të shitura.

Ky trend tregon rritjen e besimit të korporatave dhe krijon një boshllëk në një rajon ku është simpatizuar gjithmonë dividenti.

Pandemia duket të ketë favorizuar kthimin dhe kompensimin e dividentëve.

Vitin e kaluar, kur stabiliteti ekonomik u godit, shumë kompani hoqën politikat e dividentit.

Firmat evropiane lëshuan afër 1 trilionë euro nga borxhit vitin e kaluar duke ndërtuar “strehë” parash për të përballuar stuhinë. Tani që rikuperimi duket të jetë afër, shumë janë duke i hequr këto masa emergjente dhe po përgatisin pagesa për aksionarët.

“Shumë kompani hoqën dividentët gjatë 2020-s, gjë që është shumë e dhimbshme”,-tha politikbërësi i Societe General.

Analistët këshillojnë që të bëhet kujdes me  politikat e dividentëve sepse janë angazhime afatgjata.

“Është veprim i matur të blesh mbrapsht aksionet në këtë moment kur ka para tepër në qarkullim. Ne nuk e dimë si do të luhatet bota pas pandemisë”,-tha menaxheri i financave të Hermes.

Në SHBA, një veprim i tillë është shumë normal dhe përdoret për nxitje të kapitalit të brendshëm. Tërheqja e aksioneve mbrapsht rrit fitmet për çdo aksion sa më pak njerëz ta posedojnë atë.

Diçka e tillë uli tregun e kapitalit në SHBA dhe dha ndikim në çmimet e tregut. Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në Europë.

Societe parashikon se në vitin e ardhshëm kompanitë do të shpenzojnë 150 milionë euro në riblerjen e aksioneve. Kjo shumë do të rrisë shpenzimet vjetore me 25%.

Situata përshkruan edhe ndodhitë me obligacionet së fundmi. Ecuria e ulët e vazhdueshme e   obligacioneve nënkupton që kërkesa për pagesa të vazhdueshme të dividendit mbetet e lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë