Shendet

Kompanitë e vaksinave do t’i ofrojnë dozat me çmim minimal për vendet e varfra

Kompanitë e prodhimit të vaksinave Pfizer, Moderna dhe Johnson&Johnson në një samit të G20 thanë se do të ofrojnë 3.5 miliardë doza me çmime minimale për vendet e varfra.
Pfizer njoftoi se do të japë 2 miliardë doza, 1 miliardë brenda vitit 2021.
Ndërsa shefi ekzekutiv i Moderna, Stephane Bancel njoftoi për 95 milionë doza për vitin 2021 dhe 900 milionë për vitin 2022, përfshirë përmes programit të ndarjes së vaksinave Covax.
Paul Stoffels, nënkryetar i Johnson & Johnson, tha se kompania kishte një marrëveshje me Covax për deri në 200 milionë doza në vitin 2021 dhe po diskutonte për furnizimin e mundshëm të 300 milionë dozave shtesë për një total të kombinuar deri në 500 milionë doza.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë