Kompanitë publike të energjitikës e kanë përkeqësuar akoma më tej gjendjen e tyre debitore ndaj shtetit.
Nga të dhënat e një analize të posaçme që ka publikuar Ministria e Financave, borxhi që kompanitë publike i kishin buxhetit të shtetit arriti në 36 milionë lekë (292 milionë euro) deri në fund të vitit 2020.
Borxhet afatgjata të OST dhe OSHEE janë hua nga donatorë (koncesionare) të nënshkruara nga KESH dhe transferuar tek OST/OSHEE pas procesit të ndarjes në 2004 dhe nën-hua.
Sipas Ministrisë së Financave, shlyerja e plotë e kësteve që prej vitit 2017 ka qenë sfiduese për të gjitha kompanitë, duke përfshirë këtu edhe detyrimet e KESH.
Shumat që i detyrohen kompanitë e energjetikës qeverisë në formën e kredive është dyfishuar nga 2017 në 2020 duke arritur mbi 30 miliardë lekë.
Nga totali i detyrimeve ndaj buxhetit prej rreth 36 miliardë lekësh, 5.6 miliardë lekë ishin detyrime për taksa të papaguara dhe rreth 30 miliardë lekë ishin kredi, që buxhetit i shtetit i pagoi në vend të kompanive.
Trajtimi i detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë ka qenë një proces sfidues për shkak të nivelit të lartë të detyrimeve të trashëguara dhe akumulimit të detyrimeve të reja sipas Ministrisë.
Detyrimet e prapambetura nga njësitë e tjera publike, veçanërisht ndërmarrjet e ujit, mbeten problem për shkak të mekanizmit të dobët të ekzekutimit të pagesave.
Rrjedhimisht, procesi i reduktimit të detyrimeve të prapambetura dhe parashikueshmëria e të ardhurave janë penguar, duke krijuar vështirësi për likuiditetin dhe planet e investimit në sektor.
Pas disiplinimit të pagesave korrente, procesi i reduktimit të detyrimeve të prapambetura po sigurohet nëpërmjet marrëveshjeve të ristrukturimit të borxheve mes kompanive, dhe ku është e mundur, hetimin e detyrimeve të ndërsjella për të përshpejtuar procesin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje