Nga Gazeta ‘SI’ – Operatori spanjoll i gazit të lëngshëm Enagas, synon të blejë një pjesë të firmës shqiptare të gazit, Albgaz.
Sipas një deklarate të kreut të Albgaz, Arbër Avrami dhe kreut të Enagas, Arturo Gonzalo, ky i fundit shprehu interes për të marrë një pjesë të kompanisë shqiptare. Bashkë të dy drejtuesit firmosën një marrëveshje bashkëpunimi, duke përfshirë dhe terminalin e gazit në Vlorë.
Marrëveshja detajon edhe përfshirjen e kompanisë nga Spanja në projekte të tjera në Mesdhe.
“Enagas ka tashmë një lidhje me Albgaz, për shkak të përfshirjes së saj në TAP, me 16% të aksioneve.”
Excelerate Energy pret që projekti i terminalit të LNG-së dhe termocentralit të Vlorës të nisë punën në tremujorin e dytë të 2023-shit dhe synon ta bëjë atë pikë kyçe të tregtisë së gazit, jo vetëm në rajon, por në Europë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.