Gazeta Si - Gjykata e Lartë la në sekuestro asetete e kompanisë së importit të bananeve “Alba Exotic Fruit”, në kontenierët e së cilës gjatë 2 viteve të fundit janë bllokuar 6 ngarkesa kokaine nga Amerika Latine.
Një Kolegj Penal refuzoi rekursin e bërë nga shoqëria tregtare kundër vendimit të Apelit të Posaçëm, që ngriu gjithë aksionet dhe asetet e luajtshme të paluajtshme të shoqërisë në shkurt të këtij viti.
Aktualisht SPAK po heton në masën e sigurisë “arrest në burg” administratorët e “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti e Bajron Gumeni.
Ata akuzohen për trafik të kokainës si grup kriminal nga Amerika Latine në 6 raste, ndërsa në vijimësi përmes avokatit të tyre kanë mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave.
SPAK ka dërguar letër porosi në Ekuador e Holandë për kontatet apo lëvizjet e Dautit, Gumenit dhe kontenierëve të tyre.
Dy javë më parë Gjykata e Posaçme, i ka dhënë tre muaj afat SPAK që të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë që sollën banane në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.