Jete & Stil

Kompani, “argëtim” për punonjësit e rraskapitur nga Covid-19

Pas disa muajsh nga pandemia, Nick Popoff, zëvendës presidenti i një kompanie që tregton peshk, gjatë një takimi në “Zoom” ju tha të gjithëve se kishte diçka për të thënë. “Jam i rraskapitur nga gjithë kjo gjendje që po krijon pandemia.” tha ai dhe për pak minuta, të gjithë të tjerët shprehën të njëjtin problem.

Për këtë ai bisedoi gjatë me punonjësit e tij dhe doli në përfundimin se të gjithë tashmë kishin filluar të kishin frikë nga pandemia, çdo gjë që ajo ka sjellë në jetë dhe e panjohura që atë e rrethon.

“Jemi në një gjendje jo të mirë dhe rraskapitje e punonjësve është diçka që asnjë kompani nuk e do.” thotë Matthew Schuyler, drejtori administrativ në hotelet “Hilton”.

Përveç zgjerimit të aksesit në shërbimet e këshillimit dhe shëndetit mendor, shumë punëdhënës po provojnë qasje të tjera, të tilla si trajnime të ndryshme të punonjësve për tu shkëputur sadopak nga përditshmëria e punës.

Në muajt e fundit, Antonio Neri, shefi ekzekutiv i “Hewlett Packard Enterprise Co.”, ka inkurajuar aksionarët e kompanisë së teknologjisë për të marrë në telefon punonjësit dhe për të biseduar me to, jo si punëdhënës-punëmarrës por si dikush që po shqetësohet për mirëqenien e tyre.

Jimmy Etheredge, CEO në firmën e konsulencës “Accenture PLC”, ka ftuar gjithë punonjësit e tij për të marrë pjesë në një trajnim virtual ku janë diskutuar gjithë problemet që pandemia ka shkaktuar në shëndetin mendor dhe si mund të mbështesin më mirë kolegët që përballen me probleme të ndryshme. Të gjithë morën pjesë.

Ai tha se zgjidhjet nuk kanë pse të jenë të komplikuara ose të kushtueshme.

“Mjafton një përshëndetje e ngrohtë në mëngjes për të bërë një ndryshim të madh.”

Tani, në vend që të bëjë atë përshëndetjen e përditshme, Etheredge i pyet punonjësit “Si ndiheni sot? Kjo i ndihmon ato të shprehen dhe të jenë më të qetë kur e dinë se të tjerët e kuptojnë.

“Është një taktikë e thjeshtë që çdo menaxher mund të përdorë”, thotë ai.

Kompanitë e tjera kanë ndërmarrë hapa për të forcuar ndjenjat pozitive në epokën e Covid. Për shembull, ndërmarrja e ndërtimit dhe inxhinierisë e “Seattle McKinstry Co.” çdo të premte ju paraqet të gjithëve tetë lajme të mira që kanë ndodhur gjatë javës. Këto mund të përmbajnë reagime pozitive nga klientët ose detaje që lidhen me kompaninë.

Schuyler i “Hilton” inkurajon menaxherët dhe ekipet të lejojnë thirrjet e “Zoom” nga parqet ose vendet e tjera në natyrë.

Banka “Fidelity” ka planifikuar që të punësojë më shumë staf në mënyrë që të mos mbingarkohen punonjësit aktual si dhe ka ofruar, për këdo që e ndjen të nevojshme, të punojë vetëm 30 orë në javë me një shkurtim të vogël rroge.

Gjithashtu ato kanë ofruar dhurata të ndryshme për punonjësit që kanë fëmijë apo shpërblime.

“Geben Communication”, një firmë në Columbus, Ohio, filloi t’u ofrojë punonjësve shpërblim “ditë vetë-kujdesi” muajt e fundit, për t’i inkurajuar ata të shkëputen nga puna.

Gjithashtu ato kanë filluar të krijojnë “fundjava 3-ditore”. Ndonjë të enjte, kur më pak e presin, punonjësit marrin një E-mail ku ju thuhet se “Nesër nuk lejohet asnjë të paraqitet në punë.”

Imazh ilustrues

Disa kompani ndërkohë po ndjekin një tjetër mënyrë për ti larguar punonjësit nga rraskapitja. Ato kanë krijuar një bllok shënimesh ku, në momentin që një punonjës thjesht nuk mundet më të vazhdojë punën, të shënojë dhe pa e pyetur ‘pse’, ato marrin një ditë pushim ose një seancë falas me një specialist, nëse dëshirojnë.

Kompania “Dell” e ka kthyer takimin në “Zoom” si një bashkëbisedim midis disa personave ku çdo punonjës ka të drejtë të lëvizë nëse duan të gatuajnë apo të luajnë pak minuta me fëmijët e tyre.

“Gjatë një takimi në “Zoom” me punonjësit e mi unë ju them atyre se po shkoj të gatuaj diçka, vetëm që ato të ndihen të lirshëm ta bëjnë të njëjtën gjë, nëse duan.” tregon Michael Dell, drejtori i Dell.

Burimi: Wall Street Journal. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë