Sociale

Ekspertët nuk e kanë propozuar karantinën e kryeqytetit

E pyetur nga gazetarët për lajmin në media nëse është menduar nga ekspertët mbyllja e kryeqytetit në fundjavë, zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në konferencën e sotme para gazetarëve, e mohoi të jetë diskutuar kjo masë. Më herët mediat kanë njoftuar se vetëm për Tiranën, do të kufizoheshin masat shtrënguese.
Skenari flist për mbyllje gjatë fundjavës, si edhe më tej për një periudhë 3 javore.

Ndërkohë, zëvëndësministrja Rakacolli shpjegoi se nëse do të vijojë rritja e rasteve do të mendohet kjo masë dhe të tjera shtesë.
Deri më tani, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka vendosur të vijojë me kufizimet e marra deri më tani për parandalimin e përhapjes së infeksionit Sars-Cov-2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë