Politike

FOTOT/ Berisha hyn në PD, palët nisin takimin, kush po negocion në seli nga Rithemelimi dhe nga ana e Bashës

Komisioni i Rithemelimit iu drejtua selisë së PD pas legjitimitetit që mori nga gjykata e Tiranës. Ata hynë në një nga zyrat e selisë PD-së qetësisht pa asnjë pengesë.

Përfaqësuesit e “Foltores” kanë hyrë në zyrën e kryetarit të komanduar të PD Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarit të Pergjithshem Gazment Bardhi me të cilët disa prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit po zhvillojnë një takim.

Berisha shkoi i fundit në selinë e PD. Teksa u pyet nëse do i bashkohej takimit që po mbahej, Berisha tha: “Ata janë pjesë e jona!”.

Më herët ai tha:  “Mesazh im për të gjithë demokratët është vetëm një: Bashkim, bashkim, bashkim!”.

Pas mbërritjes në PD të Berishës takimi mes negociatorësh është zgjeruar.

Pjesë e bisedimeve krah Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt është edhe Arbi Agalliu dhe Endri Hasa.

Ndërsa Berisha iu bashkua grupit që ishte duke biseduar në zyrën e Sekretarit të Përgjithshem. Aty ndodhen Belind Këllici, Flamur Noka, Edmond Spaho, Ivi Kaso, Elda Hoti dhe Albana Vokshi. Deputetë dhe përfaqësues të tjerë të Rithemelimit, janë duke pritur jashtë zyrës

Berisha ne takim me Bardhin dhe Alibeajn

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë