Menaxhim

Komisioni i Ekonomisë miraton përfundimisht rikthimin e llotove

Nga Gazeta ‘SI’ – Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka miratuar përfundimisht rikthimin e basteve online, mes shumë debatesh.

Në komisionin online ku ishin prezentë vetëm socialistët, deputeti Erjon Braçe ripërsëriti disa nga shqetësimet e tij lidhur me draftin e ri.

Ai propozoi që të ndalohen të luajnë presidentët e federatave të çdolloj sporti dhe vetë lojtarët e sporteve. “Në të gjithë sportet të ndalohen drejtuesit dhe lojtarët”- tha ai duke shtuar se nëse nuk ndodh kjo, atëherë “komprometohet gara”.

Ligji i ri ndalon të luajnë baste vetëm ata që punojnë në administratën e këtij sektori.

Para disa ditësh zv.ministrja e Financave Vasilika Vjero prezantoi ndryshimet e reja në draftin që u rikthye disa herë. Ajo tha se në një subjekt aplikues kërkohet që njëri nga aksionerët të ketë eksperiencë në një vend të huaj për 3 vite dhe ai që do e drejtojë aktivitetin në Shqipëri të ketë të paktën 30% të aksioneve.

Për monitorimin e kësaj industrie, Shalsi tha se do t’i jepet me koncesion një kompanie private. Duke theksuar se është një treg që nuk mund të formalizohet 100% e as 60%, janë parashikuar disa masa, ndër të cilat ajo e ‘mirroring’.

Mirroring apo pasqyrimi do të thotë që çdo veprim i lojtarëve reflektohet në serverin pranë AMLF-së dhe ministrisë së Financave. Po ashtu, Shalsi tregoi se janë menduar disa masa edhe për parandalimin e konflikteve të interesit, si p.sh punonjësit e administratës në dikastërin e lojërave të fatit.

Më tej, zv.ministrja Vjero tha se janë rishikuar edhe disa kritere për llotarinë kombëtare dhe bingot televizive, që nga ulja e moshës nga 21 në 18 vjeç për pjesëmarrje e deri tek masa e fitimit që shpërndahet për fituesit. Ajo sqaroi se 50% e fitimit të llotarisë kombëtare do të rishpërndahet nëpër bileta, nga 60% që ishte më herët, apo 80% për bingot.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë