Politike

Komisioni hetimor për shëndetësinë, miratohen ekspertët por jo kërkesat drejtuar institucioneve

Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi për më shumë se dy orë nuk prodhoi asgjë produktive përvecse akuza dhe kundër-akuza mes deputetëve të opozitës dhe shumicës parlamentare.

Pas gati dy orësh debat u miratuan 4 ekspertët që do të ndihmojnë punën e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, por nuk u ra dakord për kërkesat për informacion drejtuar institucioneve.

Në këto kushte, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, mbylli mbledhjen. Mbledhja e radhës do të mbahet të mërkurën në mesditë, ndërsa është konsumuar 1/8 e kohës që komisioni ka në dispozicion për të hetuar koncesionin e sterilizimit dhe check-up.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë