Lajme

Komisioneri Publik kundërshton KPK-në për Artur Malajn

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për gjyqtarin Artur Malaj, i cili mban postin e gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të Komisionerit publik nuk është krijuar bindja se subjekti i rivlerësimit ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pronat në përdorim apo posedim të tij dhe personave të tjerë të lidhur me të.

“Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 62, datë 3.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pronat në përdorim apo posedim të tij dhe të personave të tjerë të lidhur me të, si dhe nuk ka arritur të argumentojë burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave të krijimit të tyre nga personat e tjerë të lidhur, me qëllim arritjen e një niveli të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, sipas nenit 59/1, të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në qëndrimin e Komisionerit Publik.

Gjithashtu pas shqyrtimeve të bëra është vërejtur se nuk ka arritur të bëjë argumentimin e burimeve të ligjshme të pasurive dhe të ardhurave përkatëse.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë