Me një axhendë të planifikuar shumë kohë më parë, (por që përkon me kalimin në Kuvend të Kodit të ri Zgjedhor) Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, do të jetë të mërkurën në Tiranë ku pritet të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.
Ai do të mbajë edhe një fjalim në Kuvend në një seancë jashtë radhe.
Komisioneri për Zgjerim mësohet se do të takojë edhe drejtuesit e Vettingut.
“Oliver Varhelyi do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar Raportet Vjetore WB6 & Planet Ekonomike / të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë – në orën 7.10 pasdite, ku do t’i drejtohet Parlamentit dhe të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe organet e vettingut”, shkruan ambasadori i BE në Tiranë, Soreca.
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




