Nga Gazeta 'Si'-Një kometë e pazakontë me brirë, e shquar për një seri shpërthimesh, e konsideruar "kometa e djallit", do të jetë sot më afër Tokës se kurrë.
Kometa e Djallit e mori pseudonimin nga "brirët" e saj të veçantë, të cilët në fakt janë bishta gazi dhe pluhuri që vijnë nga shpërthime të pazakonta që shkencëtarët janë ende duke studiuar.
Ndërsa kometa nuk ka qenë e dukshme për ata në hemisferën veriore, vëzhguesit në Hemisferën Jugore kanë një shans më të mirë për të parë objektin e paqartë përmes dylbive ose teleskopit.
Kometa e Djallit nuk do të jetë më e dukshme deri në vitet 2090.
Duke pasur parasysh se kometa nuk do të kalojë më pranë Tokës për dekada, vëzhgimet kolektive nga astronomët mund të ofrojnë njohuri kryesore për natyrën dhe sjelljen e saj të vërtetë.
E njohur zyrtarisht si Kometa 12P/Pons-Brooks, objekti qiellor do të jetë më shumë 230 milionë kilometra larg planetit tonë dhe nuk do të përbëjë rrezik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.