Komentatori sportiv Kosta Grillo, është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, pasi ka humbur betejën me sëmundjen e Covid-19. Komentatori i njohur ka qenë i shtruar në spital që prej 12 gushtit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nga koronavirusi.
Në 27 gusht ai i fut në terapi intensive në Spitalin Infektiv dhe menjëherë u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar. Grillo mbahej në intubim nga mjekët dhe për fat të keq nuk ka mundur t’ia dalë.
Lajmin e vdekjes së Grillos, e ka dhënë gazetari sportiv, Ervin Baku. Përmes një njoftimi në Facebook, Baku i shpreh ngushëllimet shokut të tij: “Vëllai ynë nuk ia doli dot. Të ndrittë shpirti Kosta Grillo”.
Kosta Grillo ka qenë një nga komentatorët e njohur sportiv në televizion, duke u angazhuar kryesisht me ndeshjet e kombëtares shqiptare.
Ai nuk është një emër pak i dëgjuar në Shqipëri, sidomos në fushën e gazetarisë dhe sportit. Përveç se komentator, ka qenë gjithashtu edhe menaxher futbollistësh.
Por gjithashtu edhe telashet për të nuk kanë qenë të pakta. Në vitin 2018, Grillo u shpreh se ishte tifoz i kombëtares serbe, duke bërë që fjalët e tij të merrnin shumë reagime negative nga mjaft ndjekës dhe kolegë të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



