Kuriozitete

Komedianët në rrezik / Studimi i ri: Inteligjenca artificiale është më humoriste se njerëzit

Tregimi i një shakaje të hartuar mirë që godet siç duhet mund të duket sikur kërkon një prekje unike njerëzore.

Por ka një lajm të keq për humoristët, pasi studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore thonë se AI tani është më humoriste se njerëzit.

Në studimin e tyre, ChatGPT ishte në gjendje të krijonte humor që vlerësohej më qesharak se përpjekjet njerëzore në 70 për qind të rasteve.

Dhe kjo nuk është një çështje për të qeshur, pasi studiuesit paralajmërojnë se robotët që shkruajnë shaka mund të përbëjnë një 'kërcënim serioz punësimi' për komedianët profesionistë.

Deri më tani, besohej gjerësisht se AI nuk do të ishte në gjendje të krijonte humor në një nivel njerëzor.

Për ta vënë në provë këtë teori, studiuesit i vunë njerëzit dhe inteligjencën artificiale kokë më kokë në dy sfida komedi.

Në detyrën e parë, 105 njerëzve iu kërkua të jepnin përgjigjet e tyre më qesharake për një sërë detyrash.

Pjesëmarrësve iu kërkua të gjenin fraza humoristike.

Më pas atyre iu kërkua të plotësonin një detyrë të stilit "Tallja e javës" 'plotësoni boshllëkun', duke u dhënë përgjigje kërkesave si 'Një arritje e jashtëzakonshme që ndoshta nuk do ta rendisje në CV:'

Studiuesit më pas përdorën ChatGPT për të gjeneruar 20 përgjigje për secilën nga detyrat, të cilat u përzien me përgjigjet njerëzore dhe iu dhanë 200 gjyqtarëve njerëzorë.

Përgjigjet u vlerësuan secila në një shkallë me pikë nga zero në shtatë.

Çuditërisht, pjesëmarrësit i gjetën përgjigjet e ChatGPT më ‘funny’ se ato të krijuara nga njerëzit në 69.5 për qind të rasteve.

Në përgjithësi, vetëm 26.5 për qind e gjyqtarëve preferuan përgjigjet njerëzore dhe më pak se pesë për qind mendonin se ato ishin po aq gazmore.

Studiuesi kryesor Dreë Gorenz, i Universitetit të Kalifornisë Jugore, thotë se meqenëse ChatGPT nuk mund të ndiejë vetë emocionet, por tregon shaka të reja më mirë se njeriu mesatar, këto studime ofrojnë dëshmi se nuk është nevoja për emocion për të përcjellë një të tillë.

Megjithëse ChatGPT mund të mos bëhet pjesë e komedisë, studiuesit paralajmërojnë se kjo mund të sjellë katastrofë për komedianët profesionistë.

Në punimin e tyre, të botuar në PLOS ONE, studiuesit shkruajnë: 'Prodhimi i humorit është i vështirë dhe shumë i vlerësuar. Standup-komedianët më të suksesshëm paguhen 20 milionë dollarë për regjistrim 1-orësh të shfaqjes dhe kjo mund të vihet në rrezik nga AI”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë