Komedia “Vdis duke qeshur” vjen si premierë në Korçë në ditët e fundit të muajit gusht. Vepra e autorit Paul Elliott me regji nga Ilir Bokshi ka bërë bashkë aktorë të njohur të teatrit të Korçës, por dhe artistë të tjerë. Në rolet e shfaqjes janë Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Silvio Goskova e Paola Kodra. Premiera e komedisë do të jetë më datë 29 gusht, në festivalin “KokoFest” në Korçë.
Institucioni teatror shprehet se në një bashkëpunim të parë me teatrin është aktorja e njohur Luiza Xhuvani. “Kënaqësi që do të punojmë edhe njëherë me regjisorin Ilir Bokshi dhe aktoren Olta Daku! Kënaqësi, që në një bashkëpunim të parë me teatrin tonë vjen dhe aktorja Luiza Xhuvani! Suksese edhe të rinjve tanë Paola dhe Silvio!”, shkruan në faqen e tij teatri “Andon Zako Çajupi.
Ilir Bokshi ka realizuar regji të shfaqjeve anembanë teatrove shqiptare. Mes titujve të veprave të tij në teatro përmendim “Togeri i Inishmorit”, “Menaxheria e qelqtë”, “Nata e dymbëdhjetë”, “Edipi Mbret”, “Ferma e kafshëve”, etj.
Përvec aktoreve Luiza Xhuvani dhe Olta Daku, pjesë e trupës artistike është edhe aktorja Zamira Kita. Ajo do të luajë rolin e Leonës. Ndërkohë, aktorja e re Paola Kodra, do të interpretojë rolin e Rejçell, një vajzë plot ëndrra dhe pasione, por që ndesh pabesi e surpriza.
Paola Kodra është vlerësuar disa herë në festivale të ndryshme teatrore dhe ka interpretuar me sukses, në skenën e Teatrit Kombëtar apo në skenën e teatrit të Metropolit në Tiranë. Komedia që mban titullin “Vdis duke qeshur” vjen në vijim të një aktivitetit artistik, që zhvillon teatri në qytetin e Korçës.
Komedia “Vdis duke qeshur”, vjen me regji të Ilir Bokshit, i cili ka sjellë në skenë vepra të ndryshme.
Mes titujve të veprave të tij në teatro përmendim “Togeri i Inishmorit”, “Menaxheria e qelqtë”, “Nata e dymbëdhjetë”, “Edipi Mbret”, “Ferma e kafshëve”, etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.