Republika e ishujve Sejshell, që ka vaksinuar pjesën më të madhe të popullatës së saj po i rikthehet karantinës duke mbyllur shkollat, aktivitetet sportive për dy javë pasi infeksionet janë rritur.
Këto masa të cilat janë të ngjshme me ato në fillimin e pandemisë, vijë pasi 60% e popullatës ka marrë të dyja dozat.
“Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e jashtëzakonshme që po bëjmë, situata Covid-19 në vendin tonë është kritike tani, me më shumë raste të përditshme të raportuara javën e kaluar,” tha Peggy Vidot, ministri i shëndetësisë atje.
Ishujt e Oqeanit Indian, i cili ka një popullsi prej rreth 98,000 banorësh varet nga turizmi dhe kjo ishte arsyeja që veproi shpejt duke nisur vaksinimet që në janë, duke përdorur vaksinën Sinopharm të dhuruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Deri më 12 Prill, 59% e dozave të administruara ishin vaksina Sinopharm dhe pjesa tjetër ishin Covishield, një version tjetër i AstraZeneca Plc i bërë në kompaninë e licencuar në Indi.
Numri i rasteve aktive në vend u rrit në 1,068 në 3 maj nga 612 në 28 Prill, sipas ministrisë së shëndetësisë.
“Nga ato raste, 84% janë vendas dhe pjesa tjetër janë të huaj,” tha Daniel Lucey, Profesor në Shkollën e Mjekësisë Dartmouth Geisel. Vetëm nën dy të tretat e atyre ose janë të pa vaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë dhe pjesa tjetër kanë pasur dy doza.
Sipas ekspertit diçka tjetër e rëndësishme që duhet theksuar është se varianti B.1.351 i Afrikës së Jugut u gjet për herë të parë në shkurt në ishujt dhe dihet se AstraZeneca është me pak efektive kundrejt këtij varianti.
“Duke pasur parasysh përdorimin e përhapur ndërkombëtar të këtyre dy vaksinave ka një kontrast të madh me atë që po ndodh tani në Republikën e ishujve Sejshell,” shtoi eksperti.
Zyrtarët në konferencën për shtyp dhanë pak hollësi mbi atë që mund të ishte pas rritjes së infeksionit përveç se mendohet që njerëzit janë më pak të kujdesshëm për higjienën vetja dhe masat e tjera të rekomanduara për përhapjen e infeksionit.
Burimi:Bloomberg/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje