Nga Gazeta Si – Në Tiranë po zhvillohet aktualisht faza “Elite Round” e Kampionatit Europian për U-17. Kuqezinjtë e Ervin Bulkut janë në grup me Francën, Letoninë dhe Zvicrën. Në ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin “Air Albania” (22 mars) kuqezinjtë u përballën me Francën, ku u mundën 4-0, por ajo që ka bërë të diskutohet më tepër kanë qenë kërkesat e ekipit francez. Një pjesë e tyre janë me origjinë nga Afrika dhe janë të besimit mysliman.

Duke qenë se ndeshja u luajt më 22 mars, një ditë përpara fillimit të agjërimit, apo në natën e parë të muajit të Ramazanit, stafi francez ka dashur të sigurohet dhe ka hyrë në kuzhinën e hotelit. Aty ka biseduar me kuzhinierin për t’i kërkuar mish “hallall”, që me sa duket në gjykimin e tyre dhe në respektim të rregullave rigoroze të fesë islame, nuk mjafton thjesht të mos jetë mish derri, pra viçi, ose pule.
LEXO EDHE:
Pse mishi “hallall” ka shkaktuar polemika në Europë?
Ata kanë kërkuar që mishi që do të gatuhej prej tyre të ishte i kënduar nga një hoxhë, që të mbante “statusin” e mishit hallall.
Një gjë e tillë ka befasuar stafin e kuzhinës së hotelit, të cilët më pas janë impenjuar për t’ua plotësojnë kushtet kombëtares franceze U-17, duke qenë se në vendin tonë ka disa biznese që e ofrojnë këtë gjë. Por e gjithë kjo situatë nuk ka kaluar pa habinë e atyre më pak të informuarve rreth kësaj kërkese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.