Lojtarët e ftuar nga Sylvinho dhe stafi teknik, kanë mbërritur të gjithë në Shtëpinë e futbollit. Përpara nisjes drejt Londrës ku në datën 21 do të luajnë ndaj vendasve të Tuchel, ata do të zhvillojnë dy seanca stërvitore.
E para u realizua dje dhe të pranishëm ishin edhe disa kandidatë nga Kategoria Superiore për Kombëtaren kuqezi. Stërvitja u kombinua mes palestrës dhe fushës ku të gjithë lojtarët e pranishëm treguan një formë të mirë fizike dhe larg dëmtimeve të mundshme.
Seanca e dytë stërvitore do të realizohet sot, sërish në Shtëpinë e Futbollit. Për të qëndruar në atmosferën e Kombëtares, Mario Mitaj njoftoi kryerjen me sukses të ndërhyrjes kirurgjikale në një klinikë londineze.

Kujtojmë që mbrojtësi i majtë humbi dy ndeshjet e Marsit për një dëmtim muskular në pjesën e poshtme të barkut (sic njihet ndryshe pubalgia)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.