Komanda Qendrore e SHBA-së ka publikuar pamjet që tregojnë lëshimin e raketave nga luftanijet USS Gravely dhe USS Carney drejt objektivave Houthi në Jemen.
Pamjet tregojnë gjithashtu aeroplanë që ngrihen nga aeroplanmbajtësja USS Dwight D Eisenhower.
Pamjet janë filmuar gjatë sulmeve të së shtunës mbrëma, ndërsa të dielën mbrëma Komanda Qendrore e SHBA tha se kishte kryer “sulme vetëmbrojtëse” shtesë në Jemen të dielën në mëngjes.
“Forcat amerikane identifikuan raketat në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit dhe përcaktuan se ato paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare në rajon”, thuhej në një deklaratë.
Video of launches from USS GRAVELY, USS CARNEY, and USS DWIGHT D. EISENHOWER supporting strikes on Iranian-backed Houthi targets pic.twitter.com/EMSkDANoeF
— U.S. Central Command (@CENTCOM) February 4, 2024
“Këto veprime do të mbrojnë lirinë e lundrimit dhe do t’i bëjnë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.