Shtëpia e Bardhë tha se po monitoronte nga afër kolapsin e perandorisë së aseteve digjitale FTX, duke përmendur dosjen e falimentimit të saj si provë që industria e kriptomonedhave kërkonte rregullore të forta.
Një zyrtar i administratës shtoi se amerikanët rrezikonin të dëmtoheshin pa mbikëqyrjen e duhur të kriptomonedhave .
Regjistrimi i falimentimit i Alameda Research Ltd. dhe firmave të lidhura me të, përfshirë FTX.com dhe FTX US, theksoi më tej këto shqetësime, sipas zyrtarit, i cili kërkoi të mos identifikohej për të folur për këtë çështje.
Kolapsi këtë javë i FTX – një nga shkëmbimet më të mëdha në botë për asetet digjitale – i dha një goditje tjetër industrisë së kriptomonedhave, e cila ka parë paqëndrueshmëri të madhe dhe falimentime të firmave të tjera të profilit të lartë, duke përfshirë Celsius Network Ltd. dhe Voyager Digital Ltd.
Vetëm VTX raportoi më shumë se 5 milionë përdorues në mbarë botën dhe më shumë se 700 miliardë dollarë tregti kriptosh vitin e kaluar, dhe u mburrur me miratimet e famshme të profilit të lartë.
Komisioni i Letrave me Vlerë dhe i Shkëmbimeve dhe Komisioni i Tregtisë së të Ardhmes së Mallrave po hetojnë nëse FTX keqpërdor fondet e klientëve, sipas burimeve.
Dhe kjo ka lënë institucionet e tjera në kaos. Coinbase, një bursë e madhe, ka dërguar mesazhe të furishme në shtyp. Megjithatë, çmimi i aksionit të saj ka rënë 1/5 e vlerës së tij ditët e fundit dhe është afër niveleve më të ulëta të të gjitha kohërave.
“Në varësi të ashpërsisë së detajeve, kolapsi i FTX mund të jetë i mjaftueshëm për të ndryshuar përqafimin e kriptos nga institucionet, njerëzit e zakonshëm dhe qeveria. Investitorët institucionalë duke përfshirë Temasek, një fond pasurie në Singapor; SoftBank, një grup japonez investues teknologjik; dhe Teachers’ Pension Plan, një fond pensionesh kanadez, kishin zhytur të gjithë gishtat e tyre në kripto duke blerë aksione në FTX. Ligjvënësit tani do ta shikojnë industrinë me dyshim edhe më të thellë. Çfarëdo që çoi në shpërthimin spektakolar të FTX, historia është padyshim një tragjedi për industrinë. Për kundërshtarët e saj është një shfaqje komedi”, shkroi the Economist para ca ditësh.
Burimi: Bloomberg; Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



