Sport

KOKSH vlerëson më të mirët për 2024

Vetëm pak ditë pas mbylljes së një viti historik për Sportin Shqiptar, Komiteti Olimpik, vlerësoi më të mirët në disa disiplina që spikatën gjatë 12 muajve të fundit. Kryefjala do të mbetet Mundja e cila solli medaljet olimpike nga “Paris 2024. Mbrëmja Gala u organizua në Pallatin e Kongreseve dhe pjesëmarrës ishin personazhe të njohur nga sporti dhe politika, përfshi Kryeministrin Rama. KOKSH vlerësoi kampionë nga atletika, ski, bilardo etj si vijojnë:

Medalistët olimpikë dhe Presidenti i Mundjes, Sahit Prizreni

Mundje
Islam Dudaev, Çermen Valiev

Atletikë
Luiza Gega, Franko Burraj, David Nikolli

Ski
Lara Kolturi

Bilardo
Eklent Kaçi

Peshëngritje
Briken Çalja, Erkand Qerimaj, Kristi Ramadani

Çiklizëm
Nelia Kabetaj

Taekwondo
Ernest Merdanaj

Karate
Orges Arifi

Xhudo
Indrit Çullhaj, Erisa Brahimaj

Boks
Alban Beqiri

Bodybuilding
Marjan Hoxha, Xhesi Loci


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë