Ka ndodhur

Kokainë në banesë në doza gati për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 40-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Kombinat, Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik në banesë u gjetën sasi të dyshuar narkotike kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Kombinatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë