Lajme

Kokainë e armë, 2 të arrestuar në Çorovodë (VIDEO)

Në sajë të operacionit policor “Osumi”, janë vënë në pranga 2 shtetas, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës.
Po ashtu posedonin armë zjarri si dhe kishin tendencë në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjithashtu, një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Policia bën me dije se kanë përfunduar në pranga shtetasit:
P. K, 46 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 11 doza kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celularë.
E. H, (i dënuar më parë), 37 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Po ashtu, është proceduar penalisht shtetasi L. S, 44 vjeç, (pronar i lokalit) për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje”, “Mbajtja e armëve të gjahut pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë