Njerez

Kohë plazhi, ja si po pushojnë futbollistët

Edhe për pak kohë dhe fillojnë kampionatet më të rëndësishëm në Europë. Edhe pse pjesa më e madhe e futbollistëve tashmë kanë filluar grumbullimet me skuadrat e tyre në kuadër të ndeshjeve dhe turneve miqësorë që janë duke u zhvilluar, ka nga ata futbollistë që janë ende duke u relaksuar. Pjesa më e madhe e tyre janë ata që luajtën më gjatë në Kampionatin Botëror, por ka edhe ka nga ata që ia kanë lejuar vetes një trajtim më special dhe ca ditë më shumë pushime.

Më poshtë ju kemi sjellë 10 futbollistë të cilët ende nuk janë ndarë nga rrezet e diellit në plazhet më të bukur të botës.

Për një futbollist atlet si Pol Pogba edhe pushimet nuk kanë kuptim pa aktivitet fizik. Mesfushori i Mancester Junajtid ka zgjedhur SHBA-të për të kaluar pushimet, por edhe njësoj si Modric i është bashkuar më herët skuadrës së tij.
Edhe pse kalimi i tij nga Real Madrid te Juventus u cilësua si më i bujshmi i viteve të fundit, futbollisti portugez duket se nuk është shqetësuar nga ato që shkruhej në media, por ka zgjedhur të relaksohet totalisht në ishujt e Greqisë
Një tjetër model pushimesh ka zgjedhur Nejmar. Sulmuesi brazilian bashkë me të dashurën e tij kanë kaluar disa netë të zhurmshme në Las Vegas, ky Nejmar ka provuar aftësitë e tij në lojën e Poker-it.

Sakaq një nga yjet e kampionatit botëror, "Rusi 2018", Luka Modric ka zgjdhur të pushojë në vendin e tij, Kroaci. Por në dallim nga tre të parët, Modric ka zgjedhur të bëjë pushim më të shkurtra dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës së tij që në ditën e parë të musjit gusht.
Disi më tradicional ka zgjedhur të jetë Lionel Mesi në këtë verë. Sulmuesi i Barcelonës po i kalon pushimet në ishullin egzotik spanjoll Ibiza bashkë me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten.
Për spanjollin Huan Mata, pushimet janë pushime dhe ka zgjedhur relaks total në ishujt e detit të Karaibeve bashkë me të fejuarën e tij.
Edhe fenomenët pushojnë. Kilian Mbape një nga yjet e rinj të futbollit botëror po i kalon pushimet në ishullin e Ibiza, aty ku mesa duket nuk është vetëm, pasi ka takuar edhe sulmuesin tjetër argjentinas, Serxhio Aguerro.
Sulmuesi tjetër që fitoi Kupën e Botë, Antoni Grizman në këtë periudhë pushimesh ka vendosur t'i dedikohet më shumë të fejuarës së tij dhe pasionit për të gatuar
https://www.youtube.com/watch?v=Y7hBpiaUxRw
Ndërsa Mateo Kovacic edhe pse nuk shkëlqeu në botëror, këtë periudhë pushimesh i është dedikuar totalisht gruas së tij, duke kaluar shumë kohë bashkë në ishujt e Kroacisë.
Ndërsa i fundit vërtet nuk ishte në botëror, por kjo nuk do të thotë se meriton pushime më të shkurtra. Bale i ka kaluar pushimet në Marabela, ku ka eksperimentuar edhe me sportet e ujit.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë