Kur Hugh Nini dhe Neal Treadwell u ndeshën me një fotografi të vjetër në një dyqan me gjëra antike në Dallas, Texas, ata panë diçka që tregonte veten e tyre të reflektuar në një imazh.
Fotografia e bërë rreth vitit 1920, tregoi dy burra para një shtëpie, që pozonin pranë njëri tjetrit në një kohë kur të qenit hmoseksual jo vetëm që ishte zhgenjyese për të tjerët, por edhe e paligjshme.
“Ajo na përfaqësont, kështu që ne e blemë foton, e morëm në shtëpi dhe e mbajtëm në tavolinën tonë për gjashtë ose nëntë muaj. Ishte një zbulim i rastësishëm dhe menduam se kurrë nuk do ta gjenim më,” tregon Treadwell në një intervistë telefonike.
Megjithatë, duke kërkuar nëpër ankande, dyqane antikesh apo tregje me gjera të “pavlefshme”, ata kanë grumbulluar një arkiv me pothuajse 3,000 imazhe të burrave të dashuruar.
Të fotografuara mes shekullit të 19-të dhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, e të realizuara në pesë kontinente koleksioni përfshin portrete dhe fotografi të çifteve të shtrirë në shtrat, duke bërë piknik dhe pozuar pranë makinave të tyre. Nini dhe Treadwell mund të mos i dinë rrethanat në të cilat janë bërë fotografitë, por ata besojnë se gjuha e trupit dhe vështrimet e ndërsjella të subjekteve janë, padyshim, ato të të dashuruarve romantikë.
Burimi:CNN/Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













Lini një Përgjigje