Jete & Stil

Koha fluturon kur jemi duke u argëtuar, studiuesit tregojnë pse

Shprehja “Koha fluturon kur jeni duke u argëtuar” nuk ka qenë kurrë aq e rëndësishme sa është tani.
Në një kohë kur jeta jonë ‘normale’ ka ngecur dhe ne jemi detyruar të rivlerësojmë shumë nga gjërat që i konsideronim si të mirëqena, kalimi i kohës shikohet më domethënës.
Të gjithëve na ndodh të mendojmë se koha kaloi shumë shpejt kur po bëjmë diçka që na pëlqen dhe e kundërta ndodh kur thjesht jemi ulur dhe po mendojmë për çdo gjë që po ndodh në botë.
Të gjithë e pranojmë se kjo është e vërtetë por nuk e dimë pse ndodh kjo gjë.
Shkencëtarët kanë marrë përsipër të na e shuajnë kureshtjen dhe kanë zbuluar pse koha duket se kalon ndryshe në varësi të situatave në të cilat gjendemi.
Sipas një studimi të ri nga një grup shkencëtarësh në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, neuronet e ndjeshme ndaj kohës në trurin tonë “lodhen” nga detyra të caktuara, duke dhënë perceptimin tonë për kohën si rezultat. Sipas hulumtimit, i cili u botua në “Journal of Neuroscience”, neuronet në pjesën e trurit që përpunojnë prekjen dhe të folurit, lodhen kur ekspozohen vazhdimisht ndaj një stimuli me një kohëzgjatje fikse.

Për ta vërtetuar këtë, studiuesit morën 18 burra dhe gra të moshave 18-27 vjeç të cilët i’u  nënshtruan skanimit të trurit ndërsa kryenin detyra të ndryshme në kompjuter.
Si fillim, atyre iu tregua një rreth gri për një kohë të caktuar duke e përsëritur këtë 30 herë. Më pas i’u tregua i njejti rreth gri por për një kohë më të shkurtër çdo herë. 
Atyre i’u kërkuan të hamendësonin se sa zgjati studimi të dyja herët dhe u zbulua se nëse rrethi gri ishte në ekran për një periudhë të gjatë kohore, ata kishin më shumë të ngjarë të nënvlerësonin kohëzgjatjen e testit të dytë. Pra ndërsa testin e parë ato e shikuan rrethin për një kohë të gjatë, testi i dytë u duk sikur zgjaste shumë më pak dhe sikur koha kalonte shumë shpejt edhe pse në fund ishte e njejta kohë, thjesht herën e parë e shikuan rrethin gri 30 herë ndërsa herën e dytë më shumë.
Kjo ndodhi sepse të shikuarit e rrethit 30 herë për një kohë të gjatë bëri që neuronet të lodheshin çka çon në një perceptim të gabuar të kohës.
Nga ana tjetër, kur atyre i’u tregua i njejti rreth por më shumë se 30 herë dhe çdo herë zgjaste shumë pak, ato ndjenë sikur koha po fluturonte dhe kaloi shumë më shpejt.
Edhe pse vlerësimi i kohës nga truri ynë kërkon studime më të detajuara, studiuesit në Universitetin e Kalifornisë thonë se ky është një hap i madh që tregon se truri ynë bën perceptimin e kohës në varësi të asaj që bëjmë.

Burimi: Stylist. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë