Rend dhe Ligj

Kodi i ri Penal, Gjonaj: Brenda vitit e çojmë në Kuvend

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një Kod të ri Penal, i cili pritet të dorëzohet në Kuvend brenda këtij viti.

Ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se Kodi është hartuar nga një grup ekspertësh të drejtuar nga ish-kryeprokurori Arben Rakipi.

“Nisma më e re e Ministrisë së Drejtësisë është Kodi i Ri Penal. Do të vijojmë me një nga proceset më të thelluara dhe më të gjera të konsultimit publik dhe profesional, me qëllim që të depozitojmë në Kuvend një nismë ligjore pa precedent në kuptimin e gjithëpërfshirjes së ideve dhe opinioneve për t’u dhënë profesionistëve, një produkt të cilësisë së parë”, thotë ministrja Gjonaj.

Mes të tjerash, ministrja Gjonaj tha se Kodi i ri synon të jetë me efekte afatgjata.

“Besoj që ky Kod do të jetë një ndër projektet më të diskutuara për rëndësinë që mbart. Planifikojmë që brenda këtij viti kjo nismë të shkojë në Kuvend si nismë e qeverisë dhe më pas t’i nënshtrohet procedurës parlamentare. Projekti për Kodin e ri Penal do t’i nënshtrohet një diskutimi intensiv në muajt tetor-nëntor, pasi qëllimi është që të kemi një kod modern në përputhje me standardet e BE. Synojmë të kemi një Kod Penal të qëndrueshëm ndër vite”, u shpreh ndër të tjera ministrja Gjonaj.

https://www.facebook.com/EtildaGjonaj/videos/3225878830794041

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë