Ana e errët

Kocerri, anëtari i bandës së Habilajve “luan” me policët e burgut

Armando Kocerri gjate nje seance gjyqesore ku akuzohet per trafiusk te lendeve narkotike

“Ka njerëz tek ullinjtë”- pyeste Armando Kocerri të motrën tre vite më parë, duke shfaqur shqetësimin për lëvizjet që po ndodhnin në fshatin Babicë. E motra I tregonte se ndërkohë po lehnin qentë dhe se nuk e dinte nëse po shkulnin ullinjtë apo çfarë po ndodhte. Pak minuta më vonë e motra e lajmëronte sërisht në telefon “ pushuan qentë” kurse I vëllai I përgjigjej “ dil dhe shikoi në dritë”. Shqetësimi I Armando Kocerrit në telefon  nuk ishte i kotë. Pak orë më pas pronat e tij u rrethuan nga policia dhe atij ju sekuestruan në banesë gati katër tonë hashash. Por pavarësisht kohës që ka kaluar dhe dënimit me dhjetë vite burgim, për pjesëmarrjen në grupin e Moisi Habilajt dhe për trafik droge në tentativë,  Armando Kocerri nuk heq dorë lehtë nga telefonat

Sipas një burimi të sigurtë të gazetës “Si”, pjesëmarrësit në grupin Habilaj I është gjetur sërisht  një kartë sim në dhomën ku ai mbahet prej muajsh në paraburgim. Informacioni konfirmohet për gazetën “Si” edhe nga burime të forcave operacionale në burgun “Jordan Misja”, që shtuan në kushte anonimiteti se” karta sim u zbulua brenda një kutie kremi”. Kontrolli I hollësishëm në qelinë e vlonjatit u krye me urdhër të  Drejtorisë së Përgjithshme, pas bindjes seiI paraburgosuri vip kryente telefonata të palejuara, por megjithë kontrollet atij asnjëherë nuk ju gjet telefoni. As herën e fundit. Armando Kocerri I cili  rezulton se mbahet në godinën A, në sektorin 8 ka refuzuar oficerët e policisë që të firmosë procesverbalin dhe të pranojë në këtë mënyrë se sendi i ndaluar që është një numër i huaj I përket atij. Por ndonëse policët pas këtij zbulimi, kontrolluan qelinë në çdo milimetër,  nuk mundën të gjenin aparatin me të cilin  burri nga Babica e Vogël ka realizuar telefonatat. Sipas , rregullores ka një listë sendesh të ndaluara që një I burgosur nuk duhet t’i prekë dhe as ti ‘posedojë dhe një ndër to është edhe karta sim e një numri celulari.

Kocerri pas kësaj mësohet nga burimet e gazetës Si se ka dhënë deklaratën e tij para policëve të burgut ku mohon cdo gjë. “ Ju e gjetët këtë kartë sim në qelinë tonë, në një kuti kremi por dua të shtoj se as kremi dhe as karta nuk janë të miat”- këmbënguli i paraburgosuri. Sipas alibisë së tij, ai ishte transferuar aq shpesh nëpër qeli,  sa I ka qëlluar të gjejë sende që I braktisin ose nga nxitimi harrohen nga të dënuarit

Kremin e gjetëm në qeli, aq e kemi hapur as e kemi parë pasi nuk ishte I yni- këmbëngul Kocerri që pavarësisht këtij versioni dyshohet se ai është poseduesi I numrit. Por policët pretendojnë gjithashtu se  në rrobat e burgut I gjetën edhe një monedhë 100 lekëshe.

“Monedha është pronë e imja. Me të gërvishja kartat e telefonit sa herë më vinte grafika për të kryer telefonata nga burgu sipas rregullores. Jam familjar I rregullt”- prezantohet ai para policëve , të cilët qëndruan për orë të tëra në qeli të bindur se aty gjendej edhe telefoni. Por ata dolën fitimtarë vetëm me kartën sim.

Megjithatë , polcia e burgjeve komentoi jo zyrtarisht për gazetën” Si”, se ka dyshime të forta që të paraburgosurit po I sfidojnë autoritetet dhe përmes bashkëpuntorëve të tyre kanë shpikur mënyra innovative për fshehjen e aparateve  të telefonit. “Një nga mënyrat është ajo e shëtitjes së aparatit dorë më dorë tek të paraburgosurit përmes një kodi sekret që e dinë vetëm ata, por këtë gjë nuk po e konifrmojmë ende”- tha një efektiv I policisë së burgjeve për gazetën  “Si”. Kjo shpjegon edhe dështimin e policisë operacionale gjatë krehjes së një qelie ku ata hynë befas të maskuar pasi ata ishin të bindur se i burgosuri vip komunikonte në telefon, dhe gjetën të zhytur në krem vetëm një kartë

Armando Kocerri doli në skenë nga dosjet 313 dhe 134 pas telefonatave me vëllezërit Habilaj, të njohur ndryshe si kushërinjtë e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, ky I fundit I kthyer për rigjykim nga apeli I posaçëm.

Në një nga telefonatat Kocerri e pyet Lolon I njohur ndryshe si Florian Habilajn “ të marr ca mish “ dhe ditë pas dite ai flet me të edhe kur e fton “kam nja 170 kilogramë fantoj’, që sic u bindën prokurorët në atë kohë , forma e koduar si flisnin vlonjatët në telefon tregonte se Kocerri e kishte përshtatur banesën si magazinë droge. Nga kontrolli , ky dyshim u provua më tej pasi  në shtëpinë private në Babicë u gjetën të mbështjella me letër natriban dhe gati për t’u transportuar me skaf 3978 kilogramë kanabis sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë