Shendet

KLSH: Që nga tetor 2019 nuk është kryer asnjë analizë mbi barnat

Në auditimin e tij më të fundit Kontrolli i Lartë i Shtetit vëren se që prej vitit 2014 analizat për kontrollin e barnave janë ulur ndjeshëm. Sipas KLSh nëse në vitin 2014 nga Laboratori i Kontrollit në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore janë kryer 498 analiza mbi barnat, në vitin 2018 numri i analizave ra në 169 të tilla me një tkurrje të konsiderueshme me rreth 60% të tyre. Ndërkohë për vitin 2019 regjistrohen vetëm 68 analiza ose rreth 13.6% e analizave të realizuara në vitin 2014

“Analiza e fundit në këtë sektor regjistrohet në muajin Tetor 2019. Pas kësaj periudhe institucioni nuk ka kryer më analiza dhe puna e sektorit në këtë drejtim bazë është paralizuar tërësisht”, shkruhet në një auditim të bërë nga KLSH.

Sipas KLSh-së “punonjësit e  Laboratorit  janë ngarkuar me detyra plotësuese mbi përgatitje materialesh mbi procesin e akreditimit i cili pavarësisht vlerës së shtuar që sjell, nuk justifikon moskryerjen e analizave mbi barnat, që është objekti kryesor i punës së veprimtarisë së sektorit”.

Në raport përmendet edhe se vlera e shpenzuar nga institucioni për 18 punonjësit pjesë e “Sektorit të Laboratorit të Kontrollit”, në fond page dhe kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për periudhën Janar 2019-Gusht 2020 llogaritet në vlerën rreth 26.3 milion lekë, e cila në mungesë të përmbushjes së detyrës kryesore të punës së këtij sektori në analizimin e barnave, përbën shpenzim të kryer jo në përputhje me parimet e efektivitetit, efiçencës, dhe ekonomisë së fondeve publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë