Gazeta Si - Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton listën me 3 kandidatët që do të garojnë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
Në garë për kreun e SPAK, janë Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani dhe ktë të hënë KLP ka administruar platformat e tyre mbi mënyrën se si do të drejtojnë institucionin për tri vitet e ardhshme.
Pas shqyrtimit të dosjeve të paraqitura nga tre kandidatët, KLP ka vlerësuar se ata plotësojnë kushtet ligjore për të kandiduar për drejtimin e SPAK.
Kandidatura e tyre është miratuar me 10 vota pro, në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi.
Adnand Xholi edhe më herët ka qenë drejtues i prokurorisë së krimeve të rënda, ndërkohë që Altin Dumani, ka qenë zv.titullar i kësaj prokurorie dhe drejtues i Task Forces, antikorrupsion.
Ai ka punuar edhe në Prokurorinë e Apelit. Kandidati i tretë, Edvin Kondili aktualisht është zv.drejtues i SPAK.
Në dhjetor do zhvillohen intervistat me 3 kandidatët. Intervistat e kandidateve dhe votimi për pasardhësin e Arben Krajës në krye të SPAK pritet të zhvillohen në një ditë. Për datën KLP do të vendosë në ditët në vijim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.